Fifi zbulon gjininë e foshnjës, bashkë me Adisin po presin një djalë

Mediale Vip

Fifi zbulon gjininë e foshnjës, bashkë me Adisin po presin një djalë

Më: 5 mars 2023 Në ora: 21:29
Fifi

Filloreta Raçi – Fifi po shijon periudhën më të bukur të jetës – atë të shtatzënisë.

Artistja nga Ferizaj zbuloi disa muaj më parë se ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi, po bëhen prindër.

Çifti së fundmi përmes rrjeteve sociale kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës, megjithëse u aludua disa herë.

Me disa poza të veçanta që ka realizuar përkrah partnerit, këngëtarja e njohur tregon se po pret një djalë.

Mami Fifi po e bën babi Adis Patushin me djalë prapë”, ka shkruar ajo.

Të shumta kanë qenë urimet që dyshja pranuan në sesionin e komenteve nga miqtë e ndjekësit.

Fifi ndërkohë po pret fëmijën e parë, gjersa Adisi është baba edhe i një djali tjetër nga marrëdhënia e mëparshme me modelen dhe ish-Missin, Adrola Dushi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat