Babai i Kristit fyen rëndë produksionin pas hyrjes së Sabianit në Big Brother VIP Albania

Mediale Vip

Babai i Kristit fyen rëndë produksionin pas hyrjes së Sabianit në Big Brother VIP Albania

Më: 6 mars 2023 Në ora: 14:55
Kristi- Sabiani, Keisi, Roberti

Hyrja e Sabianit në Big Brother Vip ka ndryshuar dinamikat në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri, kryesisht lojën e Kristit dhe Kejsit.

Sabiani është shprehur haptas kundër romancës së Kristit me vajzën e tij dhe me sa duket këngëtari ka për qëllim të largojë Keisin nga Kristi.

Por çfarë mendon babai i Kristit për hyrjen e Sabianit në shtëpi?Në një live në rrjetet sociale, Robert Aliaj ka thënë se produksioni e ka fajin për hyrjen e Sabianit në shtëpi, ndërsa ka thënë se ai nuk do të pranonte të bëhej pjesë e lojës.

Sakaq Roberti ka thënë ndër të tjera se përgjegjësia është dhe individuale duke shtuar se Sabiani ka dashur të bëjë diçka të tillë, e prandaj ka pranuar ftesën për të hyrë në shtëpi.

“Big Brother është një tualet publik dhe as që mendoj që do të bëhem pjesë. Faji është i produksionit sepse ata zgjedhin se cilët njerëz fusin brenda, por përgjegjësia është gjithashtu e shpërndarë, është edhe e individëve që marrin pjesë”, ka thënë Roberti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat