Chris Rock flet sërish për shuplakën e famshme të Will Smith

Mediale Vip

Chris Rock flet sërish për shuplakën e famshme të Will Smith

Më: 6 mars 2023 Në ora: 18:22
Chris Rock

Ai, me shaka, tha se nuk është një viktimë dhe se kurrë nuk do ta shohim në një intervistë për Oprah (Winfrey). Gjithashtu, komediani u shpreh se gjithë jetën e vet e ka admiruar Will Smith, por tani e sheh filmin “Emancipation”, (ku luan Smith) vetëm për ta parë aktorin duke u rrahur.

Ka kaluar pothuajse një vit që nga shuplaka e famshme që Will Smith i dha komedianit Chris Rock në skenën e Oscars, ama kjo nuk do të thotë se është harruar, përkundrazi, Chris ka folur për të në një episod live në Netflix, të titulluar “Chris Rock: Selective Outrage”, duke thënë se “shuplaka ende dhemb”.
Rock bëri edhe disa batuta të tjera, referuar tradhtisë së Jada Smith, për lidhjen e saj jashtëmartesore me këngëtarin August Alsina.

“Të gjithë ne jemi tradhtuar. Të gjithë në këtë industri janë tradhtuar. Askush nga ne nuk është intervistuar nga personi që na ka tradhtuar në televizion. Askush prej nesh. Pse dreqin duhet ta bënte diçka të tillë? Ajo (Jada) e lëndoi atë (Will Smith) shumë më tepër se ai mund të më lëndonte mua”, shtoi Rock, referuar intervistës që Jada Smith i bëri bashkëshortit në emisionin e saj, ku diskutoi edhe arsyet e tradhtisë.

Në një tjetër moment, Rock tha se prindërit e kishin mësuar që të mos gjuante njerëzit me ngjyrë në sy të njerëzve të racës së bardhë.
 
Sigurisht, interneti nuk u përmbajt dot dhe një mori reagimesh vërshuan në Twitter e kudo:

Njerëzit thanë se Chris Rock i ktheu shuplakën Will Smith:.

Dikush tjetër vlerësoi faktin se Chris Rock ia ktheu me shumë klas Will Smith dhe kjo, e bëri aktorin të duket edhe më keq.

Will Smith fitoi betejën, por Chris Rock luftën.

Por, pati edhe reagime të cilat nuk ranë aq dakord me Rock.

Dikush e quajti hipokrit, pasi Chris Rock nuk u rrit që të grindej në sy të njerëzve të racës së bardhë, por u rrit që të thotë shaka për gratë me ngjyrë në sy të njerëzve të racës së bardhë(?).

Një tjetër mendim ishte edhe se risjellja e tradhtisë së Jada-s është gaslighting, si dhe përulje ndaj një gruaje me ngjyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat