Keisi përlotet, ja çfarë bisedoi me Sabianin për lidhjen e saj

Mediale Vip

Keisi përlotet, ja çfarë bisedoi me Sabianin për lidhjen e saj

Më: 6 mars 2023 Në ora: 18:43
Keisi dhe Sabiani

Pavarësisht se fillimisht ishte kundër lidhjes së Keisit dhe Kristit duke se Sabiani ka ndryshuar qëndrim. 

Të paktën kështu ka lënë ai të kuptohet ditën e sotme gjatë një bisede me të bijën. Këngëtari i cili ka dy ditë që është bërë pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’, i tha asaj se nuk ka qenë ndonjëherë kundër lidhjeve, sepse nuk mund të ndërhyjë aq shumë tek ajo.

Duke mos dashur të japë më shumë informacion, Sabiani shtoi se do jetë gjithmonë pranë saj, edhe nëse lidhet me një princ. 

"Kam qenë ndonjëherë kundra lidhjeve unë? Do gomarin ti? Ça do bëj unë? Nuk kam pse t’ia sqaroj këtyre. Edhe princin e Monakos të marrësh, babin do e kesh në krah, ajo është gjë që do ndodhi, janë gjëra të tjera…"-tha Sabiani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat