Miqtë e ngushtë flasin për herë të parë mbi sëmundjen e Luizit, tregojnë si qëndron e vërteta: I bënë gjyq

Mediale Vip

Miqtë e ngushtë flasin për herë të parë mbi sëmundjen e Luizit, tregojnë si qëndron e vërteta: I bënë gjyq

Më: 6 mars 2023 Në ora: 20:15
Luizi dhe shoket

Miqtë e Luiz Ejllit kanë zbuluar diçka më shumë për jetën jashtë të banorit të ‘Big Brother VIP Albania’. Sot në “Ftesë në 5” Joni dhe Mario, të cilët surprizuan Luizin në spektaklin e kaluar, e përshkruajnë këngëtarin si një djalë energjik dhe plot humor.

Të pyetur për historinë e sëmundjes ata thanë se mesa e njohin nga jashtë, Luizi nuk vuan nga asnjë sëmundje. Mario tregoi se historia që u tregua nga miku i tij mund të jetë bërë për shkak të presionit të madh, ndërsa Joni nënvizoi faktin e javët e para për Luizin nuk ishin aspak të lehta.

“Nuk mund ta komentojmë se ajo është gjyq i kryer publikisht. Besoj se ka ndikuar edhe pjesa që ka nevojë njeriu që gjen mjete rrethanore për të qënë i brishtë ose për t’u futur në konfidencë me dikë. Ndoshta edhe nësë ka pasur diçka më minore e ka zmadhuar që të afrohet shpejt me dikë.

Për aq sa unë e njoh, jo nuk është i sëmurë. Luizi fle në 2 të mëngjesit dhe çohet në 6 të mëngjesit. Ka presion, sigurisht. Ndoshta ka provuar duke matur pulsin, duke bërë dhe viktimën se ka parë po të bëj kështu jam gabim, po të bëj ashtu jam gabim. Se e ka parë se javët e para nuk kanë qënë të mira”, thanë shokët e Luizit.

Joni dhe Mario zbuluan gjithashtu se kanë folur me të ëmën e Luizit që e ndjek dhe është në merak veçse për shëndetin e tij. Si moment të vështirë të Luizit jashtë shtëpisë së ‘BBV’, ata cilësuan ndarjen nga lidhja disavjeçare dhe humbjen e të atit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat