Flirt me këngëtarin? Çfarë mendon Beniada për afrimitetin e shpejtë mes shoqes së saj, Jorit dhe Luizit

Mediale Vip

Flirt me këngëtarin? Çfarë mendon Beniada për afrimitetin e shpejtë mes shoqes së saj, Jorit dhe Luizit

Më: 7 mars 2023 Në ora: 13:19
Jori Delli dhe Luiz Ejlli si dhe Beniada Nishani

Vetëm 3 ditë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe modelja Jori Delli është kthyer në një nga banoret më të komentuara. Kjo jo vetëm për shkak të hijeshisë së saj, por edhe prej afrimitetit me Luizin që duket paksa i çuditshëm. Ky afrimitet po komentohet shumë si një flirt dhe jo një raport i sinqertë shoqëror.

Së fundmi, një mendim e ka dhënë dikush që e njeh më mirë Jorin, modelja Beniada Nishani. Ajo u pyet rreth mendimit të saj për marrëdhënien e Luizit me Jorin dhe preferoi të përgjigjet me një rast që ka ndodhur në shtëpi, ku këngëtari i dhuroi një trëndafil modeles. Beniada shtoi se Jori nuk ka asnjë qëllim “të trazojë” Luizin, apo marrëdhënien e tij me Kiarën.

“Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha “ky trëndafil ka aromën e Kiarës”, tani se çfarë po bën, nuk e di. Unë nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, që të “trullosë” Luizin. Koha do ta tregojë se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”– tha Beniada.

Edhe pse Luizi është i lidhur me Kiara Titon, të cilës ia ka shprehur pëlqimin ndaj saj që ditën e parë, duket se fjalën “të dua”, e ka pasur më të lehtë t’ja shprehë Jorit. Të paktën kështu e pohoi vetë ai.

Teksa po bisedonin ditën e djeshme në oborr, modelja tha se Luizin e ka vëlla të madh, ndërsa ai shtoi se më shpejt i ka thënë asaj ‘ti amo’ sesa Kiarës. Në këto momente kalon Kiara por nuk reagon.

Jori: Luizin e kam… (bën shenjën e zemrës me duar)

Antoneta: Ça e kishe çun xhaxhai?

Jori: Luizin e kam vëlla të madh

Luizi: Më shpejt i kam thënë Jorit ‘Ti amo’ (të dua) se Kiarës, imagjino. Unë nuk i kam dhënë kujt cigare në këtë shtëpi, kësaj i thashë ‘hap gojën ça do’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat