Fedez rikthehet dhe bën shkrimin prekës: Më vjen keq që Chiara u gjend në mes të një stuhie

Mediale Vip

Fedez rikthehet dhe bën shkrimin prekës: Më vjen keq që Chiara u gjend në mes të një stuhie

Më: 7 mars 2023 Në ora: 15:01
Këngëtari i njohur Italian, Fedez

Këngëtari i njohur Italian, Fedez pak ditë më parë theu heshtjen në rrjete sociale ku mohoi zërat për një krizë me Chiara Ferragnin dhe gjithashtu lajmëroi shkëputjen prej mediave sociale.

Megjithatë nuk ka kaluar shumë dhe Fedez është rikthyer duke publikuar një shkrim të gjatë ku rrëfen një ndër periudhat më të vështirë të jetës së tij:

“Për t’ia filluar më duhet të kthehem pas në kohë, pasi u diagnostikova me kancer të pankreasit. Ishte një ngjarje shumë traumatike dhe vetëm sot e kuptoj se nuk u kujdesa për shëndetin tim mendor. I besova vetes ilaçeve psikotrope, të cilat i ndryshoja me kalimin e kohës, për të përdorur atë që nuk ishte për mua. Nga janari një antidepresiv shumë i fortë më ndryshoi. Për shkak të efekteve anësore më duhej ta ndërprisja papritmas. Ata që kanë pak njohuri me këto ilaçe e dinë që kjo zakonisht nuk ndodh. Tani nuk jam në njëqind përqindëshin tim, por jam më mirë. Tani dua të përqëndrohem në shëndetin tim mendor dhe familjen time. Chiara gjithmonë ka qenë afër meje dhe më vjen keq që ajo duhej të dëgjonte ato gjëra nga të gjithë dhe u gjend në mes të një stuhie nga mediat. Kjo periudhë më bëri të kuptoj se sa dua të përqendrohem te shëndeti im mendor, familja dhe gruaja ime”, ka shkruar këngëtari.

Ai publikoi dhe një foto ku shihet dora e tij dhe e Chiaras.

“Kur ju ndodh diçka fort traumatike në jetë (si një sëmundje serioze ose tragjedi e madhe), kujdesuni për shëndetin tuaj mendor dhe emocional dhe mos i lini pas dore emocionet tuaja dhe ato të njerëzve tuaj. Një përqafim, Federico”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat