Shpati dhe Dea çifti më i ri në BB VIP? Jori përhap lajmin: I gjeta duke u puthur në buzë

Mediale Vip

Shpati dhe Dea çifti më i ri në BB VIP? Jori përhap lajmin: I gjeta duke u puthur në buzë

Më: 7 mars 2023 Në ora: 18:52
Shpati dhe Dea

Ditën e sotme, Dea Mishel, Jori Delli dhe Shpat Kërleshi kanë vendosur që t’i bëjnë një rreng Armaldo Kllogjerit. Ata bënë një plan që të bënte Maestron të besonte se Dea dhe Shpati janë puthur në buzë.

Modelja e njohur ishte ajo që “shpërndau” lajmin fillimisht te Armaldo dhe më pas në të gjithë shtëpinë. Jori supozoi se ka shkuar në dhomën e gjumit dhe i ka parë Shpatin dhe Dean duke u puthur dhe kaq mjaftoi që shtëpia të cilësojë ata të dy si “çiftin më të ri të BBV”

Pjesë nga biseda:

Jori: Ku u futa unë ata ishin duke u puthur. Unë bëra sikur nuk i pashë.

Armaldo: Po, a e ka puthur atë? Janë puthur? Ky është lajmi, nuk ka rëndësi se si.

Olta: Janë puthur vërtet? Po jo me gjuhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat