“Iluzion” mban titullin bashkëpunimi i Alban Skënderajt me MC Kreshën, publikohet të premten

Mediale Vip

“Iluzion” mban titullin bashkëpunimi i Alban Skënderajt me MC Kreshën, publikohet të premten

Më: 9 mars 2023 Në ora: 07:00
MC Kresha dhe Alban Skenderaj

Dy artistë të njohur të estradës shqiptare janë bërë bashkë për të sjell një bashkëpunim të ri muzikor.

Bëhet fjalë për këngëtarin Alban Skënderaj dhe reperi MC Kresha të cilët kanë paralajmëruar një duet.

Kështu kanë bërë të ditur dyshja përmes postimeve në llogaritën e tyre përkatëse në Instagram teksa ndan edhe një pjesë të shkurtër të videoklipit.

Ata gjithashtu zbuluan se kënga mban titullin “Iluzion” dhe pritet të publikohet të premten e 10 marsit.

“Të premten, 10 mars, ora 18:00, ‘Iluzion”, ka shkruar Albani në mbishkrimin e postimit.

Ndërkaq, kujtojmë që ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, dyshja në vitin 2018 kishin lansuar këngën “Ping Pong”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat