Ç’thuhet tani për marrëdhënien e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly?

Mediale Vip

Ç’thuhet tani për marrëdhënien e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly?

Më: 9 mars 2023 Në ora: 15:08
Megan Fox edhe Machine Gun Kelly

Megan Fox edhe Machine Gun Kelly po punojnë shumë për marrëdhënien e tyre. Pas zërave se çifti i kishte dhënë fund fejesës, Megan dhe MGK po bëjnë ç’është e mundur që të tejkalojnë sfidat me të cilat janë përballur.

Sipas një burimi: “Ata po punojnë që të ecin përpara si partnerë. MGK e do shumë Megan dhe shpreson që të jenë të lumtur së bashku. Ai e di që duhet të shkojë përtej shumë gjërave që të pajtohet dhe të rregullojë gjërat me Megan”.

Më tej, burimi shtoi:

“Megan dhe MGK kanë pasur ulje dhe ngritje në marrëdhënien e tyre, por në fund të ditës, kanë shumë dashuri dhe një lidhje të thellë. Kanë ndjesi të forta për njëri-tjetrin”.

Megan Fox dhe MGK pësuan një krizë në marrëdhënien e tyre dhe aktorja fshiu fotot me reperin, më pas, postoi një album me foto, me mbishkrimin: “Mund ta ndiesh pandershmërinë/ Është kudo në frymën tënde”, i bëri unfollow Machine Gun Kelly nga Instagram-i dhe follow Eminem (me të cilin MGK ka shkëmbyer diss-e).
 
Shumë shpejt, vërshuan thashethemet që MGK e kishte tradhtuar Megan dhe ajo reagoi përmes një postimi në Instagram dhe theksoi se lajmet ishin të pavërteta. Më pas, burimet konfirmuan se dyshja po ndjek terapi për të përmirësuar marrëdhënien e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat