“Unë me Sarën si Luizi me Kiarën” – Ledri Vula mbështet këngëtarin shkodran në koncertin e tij

Mediale Vip

“Unë me Sarën si Luizi me Kiarën” – Ledri Vula mbështet këngëtarin shkodran në koncertin e tij

Më: 9 mars 2023 Në ora: 19:00
Luizi, Kiara, Ledri dhe Sara

Këngëtari shkodran, Luiz Ejlli është në qendër të vëmendjes që kur u bë pjesë e Big Brother VIP Albania në dhjetor të vitit të kaluar.

Ai ka arritur që të rrëmbej zemrën e publikut duke u kthyer në kryefjalën e edicionit të këtij viti të BBVA.

Por, Luizi ka fituar edhe simpatinë e emrave të njohur të skenës së muzikës shqiptare në mesin e tyre edhe të reperit nga Kosova, Ledri Vula.

Reperi së fundmi ka përmendur këngëtarin dhe banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri në një nga koncertet e tij.

Ledri fillimisht ka përshëndetur partneren e tij, Sara Hoxha dhe valltarin Luixhino Hala të cilët ndodheshin në audiencë.

Më pas publiku ka thirrur emrin e Sarës dhe në këtë moment Ledri iu bashkua brohoritjeve duke thënë emrin e Luizit.

“Luizi, Luizi, unë me Sarën si Luizi me Kiarën”, ka thënë reperi që u mirëprit nga fansat që ishin të mbledhur për ta parë nga afër performancën e tij.

Kujtojmë që rreth një javë më parë Sara bashkë me Luixhinon hynë në BBVA si një juri për të gjykuar performancat e banorëve në vallëzim.

Dyshja vendosën që fitoren të ia dhuronin pikërisht Luizit që ishte në ekip me Deamishel, pas kësaj artisti iu drejtua Sarës duke i thënë “e ke burrin më të mirë në botë” referuar Ledrit.

Ndërkohë edhe emra të tjetër të njohur nuk kanë hezituar që të tregojnë hapur mbështetjen e tyre për Ejllin një ndër to është edhe këngëtarja tjetër, Dafina Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat