Mbresa përgjigjet si Gresa: Andi më ka qetësuar, se më vinte nga prapa në çdo qosh të shtëpisë

Mediale Vip

Mbresa përgjigjet si Gresa: Andi më ka qetësuar, se më vinte nga prapa në çdo qosh të shtëpisë

Më: 10 mars 2023 Në ora: 06:52
Mbresa

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Mbresa gjatë darkës së banorëve të nominuar në pyetjet pikante është përgjigjur sikur të ishte Gresa.

“Për çfarë më ka ndihmuar më shumë Big Brother si dhe në raport me jetën jashtë shtëpisë?”, ka qenë një nga pyetjet drejtuar asaj.

“Kur kam ardhur këtu kam ndejtë me shumë njerëz dhe kam parë edhe negativitet dhe duhet me prit të papriturën. Më ka ndihmuar edhe me ankth, duke e pasur këtë lloj problemi, por më ka ndihmuar shumë për të mirë”, ka thënë Mbresa, sikur të ishte Gresa.

“Normalisht falë Andit, që më ka ardhur në secilin qosh që kam shkuar, ai më ka ardhur nga prapa dhe më ka qetësuar”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat