Stresi: Në vitin 1997 mësimdhënësit më kanë ‘shkokluar’ duke më rrahur, sot s’do t’i lejoja kurrë

Mediale Vip

Stresi: Në vitin 1997 mësimdhënësit më kanë ‘shkokluar’ duke më rrahur, sot s’do t’i lejoja kurrë

Më: 10 mars 2023 Në ora: 07:08
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi ka folur gjatë mbrëmjes së sotme rreth periudhës së viteve të 90-ta dhe sistemit shkollor të asaj kohe.

Stresi ka zbuluar se ka qenë pre e dhunës fizike nga mësimdhënësit e asaj kohe, derisa ka theksuar se një akt të tillë nuk do të lejonte kurrë që t’i ndodhte fëmijës së tij në të ardhmen.

“Në brezin tonë në Shqipëri na kanë rrahur fortë. Sot, me zor pres të bëhem babë, dhe me ma rrahë dikush fëmijën tim para klase, s’ka shanse”, ka thënë Stresi.

“Por, atëherë ashtu ka qenë. Po, flas për vitet 97-98. Mua s’ka pasur kush me më mbrojtë se nëna më ka punuar non-stop, më kanë shkokluar duke me rrahur”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat