Zhaklina Lekatari flet për ofendimet dhe kërcënimet e ndjekësve: Të lënë trauma, shkoj tek psikologu

Mediale Vip

Zhaklina Lekatari flet për ofendimet dhe kërcënimet e ndjekësve: Të lënë trauma, shkoj tek psikologu

Më: 10 mars 2023 Në ora: 13:34
Zhaklina Lekatari

Aktivistja dhe opinionistja e BigBrother VIP, Zhaklin Lekatari ka ngritur vazhdimisht zërin kundër dhunës ndaj femrave dhe duke dënuar fenomenin e urrejtjes në internet.

Teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, Lekatari foli për dhunën verbale që merr në rrjetet sociale-, duke treguar cilat janë ofendimet më të shpeshta drejtuar saj.

Zhaklina e mbushi manekinin që kishtë në studio me dsa prej fyerjeve që ajo merrte:

“Mi halesh”, “O plehrë”, “Drogmene”, “Kurvë”, “E degjeneruar”, “Kuçedër e zezë sketerrë”, “Ty u dashka me të mbyt”, “Qurrashe e dështuar”, “Ty as familja nuk të do”.

Ofendimet më të mëdha në rrjetet sociale i drejtohen grave dhe vijnë nga profilet false, që i kanë pikërisht vajzat dhe gratë, u shpreh Lekatari.

“Vajzat dhe gratë duhet të identifikojnë që këto sjellje nuk janë normale. Vuajmë se mbajmë qëndrime të ndryshme nga ato të audiencës”.

E pyetur nëse i denoncon kërcënimet që merr, aktivistja thotë se inbox-i i saj është i mbushur plot:

“Kë të padis më parë. Kam qindra mesazhe, padis ata që më marrin në celularin tim privat ose kur shoh se vihet në rrezik jeta e familjarëve të mi për shkak të punës që unë bëj”.

Opinionistja e “BBVIP”, theksoi gjithashtu se shkon vazhdimisht tek psikologu apo psikiatri pasi është e vetëdijshme se akuzat dhe ofendimet që merr të lënë trauma.

“Kam qarë një natë, fjeta herët, nuk flisja dot me njeri. Të lënë trauma. Unë shkoj te psikologu, shkoj te psikiatri”.

Ndër të tjera, Zhaklina u shpreh se profesioni që ka e pengon të ketë një bashkëshort.

“Është shumë e vështirë të kesh lidhje, me zgjedhjen që kam bërë unë tani me profesionin. Është shumë e vështirë të gjesh një burrë që pranon këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat