Jori i përmend ishin e Kiarës, Butrintin, revoltohet Luizi: Do të nxjerr jashtë shtëpisë

Mediale Vip

Jori i përmend ishin e Kiarës, Butrintin, revoltohet Luizi: Do të nxjerr jashtë shtëpisë

Më: 10 mars 2023 Në ora: 13:47
Hori

Banorja e re e Big Brother Albania, Jori, ka nxitur një debat të nxehtë me Luizin. Ajo e ka provokuar atë, duke i përmendur ishin e të dashurës së tij Kiarës, këngëtarin kosovar Butrint Imerin.

Kjo ka nxitur një debat të ashpër mes Jorit dhe Luizit. Ky edhe pse është munduar që të mos reflektoj sikur kjo situatë e ka prekur emocionalisht, ka biseduar gjatë me banoren e re.

Madje Luizi i ka thënë asaj se me këtë i ka bërë gropën vetës, pasi do ta nxjerrë jashtë.

“Nga ky moment llogarit se je jashtë shtëpisë. Të kam pritur mirë kur ke ardhur, madje të kam dhënë edhe rroba. Por duket se me të gjithë ata që sillem mirë, ma kthejnë me të keq”, i ka thënë Luizi banores së re.

Jori është munduar të arsyetohet se këtë nuk e ka bërë me qëllim të keq, pasi sipas saj e përmendi emrin e Butrintit pasi produksioni lëshoi në transmetim një nga këngët e tij.

E pranishme në debat ka qenë edhe Kiara, e cila nuk është se është përfshirë shumë. Ajo në një moment ka thënë se kjo situatë nuk është se i bën përshtypje, ngase lidhja me këngëtarin Butrint Imeri tashmë i përket së kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat