Kush është ish i dashuri i Efit i cili e bëri të mendojë edhe vetëvrasjen?

Mediale Vip

Kush është ish i dashuri i Efit i cili e bëri të mendojë edhe vetëvrasjen?

Më: 10 mars 2023 Në ora: 13:52
Efi

Ish banorja e Big Brother Vip Albania, Efi, gjatë qëndrimit në BBVA ka rrëfyer se jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë për shkak të një historie dashurie që ka përjetuar.

Rrëfimi i Efit: Unë u dashurova me dike në moshë të vogël, aq shumë sa në 2016 shkova në Zvicër, u bëra prona e tij nuk dilja më nga shtëpia, dilja vetëm 1 orë e 30 minuta. Më bënte mos ta doja veten, derisa arrita mos ta shihja veten ne pasqyrë.

Derisa arrita që kur ai gabonte të kërkoja falje. Familja ime e vuante shumë. Në heshtje kam tentuar vetëvrasjen. Më këshillonin por nuk dinin më shumë se aq.

Dhe pasojat e kësaj gjëje më janë larguar shumë vonë, vura atë para nënës time, se ai më ndalonte të dilja me nënën time, kërkoj shumë falje, për të gjitha këto. Jam pishman për vitet që i humba vetes time”.

Efi tashmë e ka hedhur pas krahëve këtë histori.

Gjatë një bisede në Big Brother, ajo ka treguar se aktualisht është në një lidhje me një djalë, i cili punon ekonomist dhe është person shumë i qetë. Efi nuk ka dashur të japë më shumë detaje për këtë histori, por u shpreh e lumtur që është në krahët e këtij personi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat