Tani flet për avantazhin që iu dha Kiarës: Më mirë është të të ulin me këmbë në tokë

Mediale Vip

Tani flet për avantazhin që iu dha Kiarës: Më mirë është të të ulin me këmbë në tokë

Më: 10 mars 2023 Në ora: 17:42
Tani.

Shumë u diskutua një avantazh në lojë që iu dha Kiarës nga BBVA të martën. Asaj iu tregua një klip me disa nga lajmet e shkruara nga mediat online për ta, pjesa më e madhe të bazuara në thashetheme dhe të nxjerra jashtë kontekstit. Mes tyre ishin përmendur edhe dy nga historitë e dashurisë së moderatores.  

E gjitha erdhi si një tronditje për Kiarën, e cila nuk e di çfarë bëhet jashtë. Pafund njerëz në mediat sociale kritikuan produksionin dhe e cilësuan këtë si një dhunë psikologjike.  

Lidhur me këtë ka folur edhe Tani. Ai tha se është më mirë të të ulin në tokë, sesa në fluturim. 

"Unë fjeta në 8 dhe u zgjova në 11[mbrëmjen e spektaklit]. Por mesa pashë shkurtër, më mirë është të të ulin me këmbë në tokë sesa në fluturim. Me ato videot që i kanë treguar, i kanë thënë "ndrysho drejtim". "Ndërro lojë"! A më kishte nominuar mua? Pse më kishte nominuar? A ta merr mendja se i kam bërë unë gjë asaj? Unë kur hyja në dhomën e rrëfimit Kiara nuk e llogarisja fare[për ta nominuar]"-tha Tani në TikTok. 

Kiara habiti jo pak pak javë më parë duke nominuar Tanin. Arsyeja e saj ishte "E kam më larg nga të tjerët".  Por, pjesa më e madhe e publikut e pa si një veprim hakmarrjeje ndaj Luizit. Kjo jo vetëm sepse Tani ishte mik i ngushtë i Luizit, por edhe se ky i fundit u shpreh se bllokoi Kiarën në lavaman sepse nuk donte të rrezikonte Tanin duke e çuar në nominim.  

Edhe pse ia tha këtë Kiara nuk e priti mirë, duke thënë se Luizi vendosi shokun e tij para saj dhe e quajti egoist. Dhe për t'i vënë vulën nominoi Tanin. ftuar në “Fun Club” Tani  tha se nuk u mërzit aspak madje iu duk për të qeshur dhe se nuk i intereson nominimi i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat