Nuk i lë vend imagjinatës – Xhuli Nura merr vëmendje në spektakël me fustanin transparent

Mediale Vip

Nuk i lë vend imagjinatës – Xhuli Nura merr vëmendje në spektakël me fustanin transparent

Më: 10 mars 2023 Në ora: 22:59
Xhuli Nura

Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, ka kaluar mbi 90 ditë në shtëpinë e famshme të Kosovës.

Ajo është konsideruar një lojtare mjaft e fortë dhe një nga banorët pretendent për të fituar këtë reality shou.

Gjatë gjithë këtij rrugëtimi nga Xhuli nuk kanë munguar debatet me konkurrentët e tjerë.

Veç kësaj, ajo shpesh ka marrë vëmendje edhe me paraqitjet nëpër spektakël e po ashtu edhe brenda në shtëpi.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe së fundmi në spektaklin e natës së sotme (e premte).

Modelja nga Drenica zgjodhi një fustan ngjyrë vjollcë transparent, që kishte vënë më në pah gjoksin.

Duhet theksuar që kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe, ku njëri prej ty do të fitojë çmimin 200 mijë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat