Rrëfimi emocionues i Xhulit: Kur u nisëm nga Kosova për në Finlandë kishim vetëm 20 marka gjermane dhe 30 vezë të ziera

Mediale Vip

Rrëfimi emocionues i Xhulit: Kur u nisëm nga Kosova për në Finlandë kishim vetëm 20 marka gjermane dhe 30 vezë të ziera

Më: 11 mars 2023 Në ora: 00:19
Xhuli Nura

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka bërë një rrëfim emocional në spektaklin e së premtes në gjysmëfinalen e këtij formati.

Ajo ka treguar më shumë detaje për të kaluarën, periudhën kur lindi e po ashtu edhe për gjendjen ekonomike të familjes në kohën kur vendosën të largoheshin nga Kosova për në Finlandë.

Konkurrentja nga Drenica zbulon tutje se kur lindi kishte një infeksion në sy, ku për pak sa nuk e humbi syrin e majtë, derisa mori mjekimin e duhur në Finlandë.

Tutje, Xhuli tha se familja e saj u nis për në Finlandë vetëm me 20 marka dhe me 30 vezë të ziera.

“Kjo është familja ime e shenjtë. Jam shumë krenare që i takoj kësaj familje. Babi nëna, tre vëllezërit e mi dhe dy motrat e mia. Unë jam e vogla. Sugarica e shtëpisë. Si kemi pasur mundësitë shumë të mira, një familje shumë e vuajtur. Kur kam lindur ka qenë situata më e rëndë që familja ka përjetuar në ato momente, babin e kishin larguar nga puna dhe nuk ishim mirë ekonomikisht. Vuajtjet na bënë të marrim një veprim shumë të madh të largohemi nga Kosova”, u shpreh ajo.

Kur linda unë e kisha në infeksion në sy. Kisha shumë dhimbje. Pasi babi nëna vendosën të largohen nga Drenica nga Kosova, jemi nisur me 20 marka gjermane dhe 30 ve të ziera jemi nisur për në Finlandë me trena deri në Helsinki. Kur arritëm në Finlandë. Isha duke humbur për pak syrin e majtë për shkak të infeksionit derisa u mjekova në Finlandë”, vazhdoi më tej modelja.

Theksojmë që finalja e Big Brother VIP Kosova mbahet më 17 mars (e premte). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat