Nuk përmbahet Ermiona: Si s’dëgjova një person që ta pëlqejë Oltën, ça lojtare e fuqishme është ajo

Mediale Vip

Nuk përmbahet Ermiona: Si s’dëgjova një person që ta pëlqejë Oltën, ça lojtare e fuqishme është ajo

Më: 11 mars 2023 Në ora: 10:46
Ermiona Lekbello dhe Olta Gixhari

Ermiona Lekbello është një nga personazhet që do të mbahet mend shumë gjatë në historinë e të gjithë Big Brother-ave. Këngëtarja dhe ish-miss-i shqiptar la shtëpinë përfundimisht pak javë më parë pasi u skualifikua nga gara nga Vëllai i Madh.

E ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’ së fundmi, Ermiona ka folur për disa prej banorëve të shtëpisë, ndërsa ka komentuar edhe lojën e aktores Olta Gixhari, me të cilën ajo kishte debate të herëpashershme. Ermiona u shpreh se nuk e shikon Oltën si një lojtare të fortë, ndërsa deklaroi se as personat jashtë nuk e pëlqejnë aktoren.

“Oltën nuk e shikoj kaq lojtare të fuqishme. Kam dalë dhe të gjithë vijnë më urojnë e më urojnë. Po si s’dëgjova një person që ta pëlqejë Oltën? Se ne po themi lojtare e fuqishme, po ku?”- tha Ermiona Lekbello në emisionin ‘Shqipëria Live’.

Sakaq, ajo nuk ngurroi të falënderonte publikisht këngëtarin Luiz Ejlli për mbështetjen e tij brenda shtëpisë, teksa Jona deklaroi në emision se ai ishte i vetmi person që iu bë krah pasi nuk kishte interes për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat