Luizi pa dorashka, zbulon çfarë pëlqen më shumë nga trupi i vajzave të Big Brother Vip

Mediale Vip

Luizi pa dorashka, zbulon çfarë pëlqen më shumë nga trupi i vajzave të Big Brother Vip

Më: 11 mars 2023 Në ora: 10:58
Luiz Ejlli

Gjatë një loje me pyetje mjaft pikante, Luiz Ejlli nuk ka ngurruar që t’u përgjigjet atyre.

Teksa lexoi pyetjen: “Çfarë të pëlqen më shumë nga trupi i secilës nga vajzat e shtëpisë?”, këngëtari i njohur tha:

“Te Keisi më pëlqejnë sytë, te Kiara gjithçka, te Fotinia buzëqeshja, te Nita linjat, tek Antoneta vetullat, te Jori gjoksi, tek Olta dhëmbët, te Dea flokët”.

Kujtojmë se Luizi është në nominim së bashku me Elvis Pupën, Antoneta Koçin dhe Shpat Kërleshin.

Këta katër banorë dolën në nominim duke qenë se asnjë nga banorët e tjerë nuk i shpëtoi gjatë zinxhirit të nominimeve të nisura nga Kiara Tito. Kjo e fundit e nisi këtë zinxhir duke qenë se kishte avantazh si lidere e shtëpisë dhe emrin e parë tha atë të Keisi Medinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat