Nita sqaron raportin e saj me Shpatin: Nuk kam dashur të përfshihem në lojën e tij me Dean

Mediale Vip

Nita sqaron raportin e saj me Shpatin: Nuk kam dashur të përfshihem në lojën e tij me Dean

Më: 11 mars 2023 Në ora: 21:43
Nita dhe Shpati

Nita Latifi, në Prime-n e sotëm të Big Brother VIP Albania ka sqaruar situatën e krijuar me Shpatin dhe Dean.

Ajo ka thënë se nuk ka ndonjë pëlqim apo ndjenjë ndaj Shpatit, por e njeh si person pozitiv nga jashtë dhe i është gëzuar faktit që ai ka hyrë brenda shtëpisë si banor i ri.

Unë po them se është një raport shumë i mirë brenda shtëpisë. Ju kom gëzu faktit që brenda shtëpisë ka hyrë një person që ma nxjerr një anë të mirë timen. Shpati ka vazhduar një lojë me Dean, qysh janë marrë vesh ata mes vete nuk e di. Shpati ndoshta ka sjell një konfuzitet tek banorët të cilët kanë ngritur pikëpyetje se ‘Shpati a e pëlqen Dean apo Nitën?’. Unë e kam marrë Shpatin edhe i kam thënë se ‘nuk kam nevojë me u përfshi në këtë lloj loje, të lutem më kurse nga këto gjëra’.”, ka deklaruar Nita.

Ajo ka thënë se nuk ka dashur as t’i jepte Shpatit pozitën që mund të zgjedh mes saj apo Deas.

Nuk dua të dal Shpati si ai që mund të zgjedh mes meje apo Deas. Nuk ka asgjë mes nesh dhe për të treguar që nuk jam unë në këtë mes, vendosa edhe të mos e shpëtoj në zinxhirin e nominimeve”, ka deklaruar Nita.

Kujtojmë se Nita dhe Shpati kanë rrëfyer se jashtë shtëpisë së BBVA kanë pasur një njohje mes tyre ku edhe janë puthur, por që nuk kanë vazhduar të kenë ndonjë kontakt tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat