Kiara Tito pranon lidhjen me djalin e biznesmenit, të afërmit e Luizit kundër moderatores

Mediale Vip

Kiara Tito pranon lidhjen me djalin e biznesmenit, të afërmit e Luizit kundër moderatores

Më: 11 mars 2023 Në ora: 22:07
Kiara, Roni dhe Luiz

Loja e Kiarës u trondit ditën e martë, ku si avantazh në lojë, ajo u njoh me atë çfarë shkruanin portalet për të. Ndonëse duhet të ishte një avantazh, duket se titujt dhe deklaratat e forta e kanë shqetësuar moderatoren, por edhe partnerin e saj, Luizin.

Të përfshirë nga ajo çfarë ndodhi, temë diskutimi mes tyre, por edhe banorëve të tjerë, kanë qenë lidhjet e Kiarës, përpara se të bëhej pjesë e lojës. Kujtojmë se pak kohë më parë, mediat publikuan se prezantuesja ishte në një lidhje me Roni Kokën, djalin e biznesmenit, Leonard Koka. Por, vetë Roni e mohon për të gjithë publikun shqiptar dhe mediat këtë lajm.

Roni sqaroi se nuk është në një lidhje me Kiarën, duke preferuar që të gjitha aludimet të mbyllen këtu. Gjithashtu, ai i kërkoi të gjitha mediave që kanë shkruar për të këto ditë, të përgënjeshtrojnë lajmin që e bëri një personazh publik pa dëshirën e tij.

Image
Roni

“Duke mos qenë person publik, e ruaj privatësinë time dhe nuk jap sqarime për gjërat që kam pasur, kam dhe do të kem. Por, e sigurt është që nuk jam në një lidhje me Kiara Titon. Lajmet e pavërteta janë një shqetësim për të gjithë, ashtu si dhe për mua. Kërkoj mirëkuptimin e të gjitha mediave që kanë përmendur emrin tim, të sqarojnë për publikun që i ndjek situatën në fjalë dhe të marrin parasysh këtë deklaratë timen.

Nuk jam i lidhur me Kiara Titon”, u duk se ky reagim i mbylli gojën edhe thashethemeve se në fakt, dyshja kishin një lidhje të konsoliduar dhe madje bashkëjetonin. Por, kur Kiara u përball me këtë lajm, qëndrimi i saj la shumë për të aluduar, se në fakt dyshja ka pasur një lidhje, që ka mbaruar para nisjes së “Big Brother”.

Image
Roni dhe Kiara

Ka qenë partneri i saj Luizi, i cili, duke i ofruar mbështetje, i ka zbuluar pa dashje edhe sekretin. Këngëtari ka shtuar se atij i intereson vetëm pjesa pas 24 dhjetorit, ku u njohën bashkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Ia kam thënë dhe Kiarës. Unë mërzitem për çfarë mund të ndodhë nga data 24 dhjetor e këtej, se ça ka ndodhur më përpara…ti nuk ke ardhur nga qielli, ke pasur një jetë, ke pasur një lidhje, dy, tri, pak rëndësi ka.

Nuk e kam ndërmend as t’ia numëroj as t’i them qysh, kur, si, tek. Do me fol vetë se ka ndonjë traumë, ndonjë siklet, ndonjë ankth? Ma thuaj se ndoshta lirohesh, është pjesë e saj. Ama çfarë ka pasur, ka pasur. Unë nuk jam i kulluar, për t’i kërkuar llogari asaj unë duhet të jem i kulluar për vete”, tha Luizi. Kiara në momentin kur Luizi ka përmendur Roni Kokën, duke iu referuar si deputeti ka ndërhyrë duke i thënë thjesht “Mos e komento, mos fol për të”.

Image
Kiara dhe Luiz

Kjo ka ngritur dyshimet se ai është ishi i Kiarës dhe është marr si konfirmim reagimi i saj. Në rrjet, kjo video me deklaratën e konkurrentes është shpërndarë shumë herë, duke “vulosur” këtë lidhje të Kiarës. Vetëm pak kohë më parë, miqtë e afërt të saj kanë zbuluar se kohët e fundit prezantuesja kishte nisur një njohje, duke preferuar që këtë histori, për sa kohë ishte në hapat e parë të saj ta mbante sa më larg publikut.

Para se të bëhej pjesë e “Big Brother”, Kiara ka qenë ndër personazhet më hermetike sa i përket jetës private, duke folur publikisht vetëm për raportin që ka pasur me Butrint Imerin. Por, pas zhurmës dhe bujës që kjo histori krijoi në media, ajo vendosi që t’i mbante gjërat e fshehta, sidomos një raport të ri që sapo kishte nisur.

Image
Kiara dhe Butrint

Me aq sa mund të mësonim, djaloshi në fjalë jeton dhe punon jashtë shtetit dhe nga miqësia e përbashkët është njohur me Kiarën. Pas disa udhëtimeve në Tiranë, dyshja ka nisur të frekuentohet duke nisur një raport.

Por, duket se gjërat kanë ndryshuar me afrimin e saj me Luizin. Që para se të lidheshin, prezantuesja pranoi se kishte ndjenja për këngëtarin. Natyrisht që pas kësaj fjalie, raporti i saj jashtë shtëpisë tashmë ishte mbyllur. Ndonëse pa pasur mundësi të fliste me personin që frekuentonte, duket se e gjithë historia është mbyllur në momentin që ajo është afruar me Luizin.

Vetëm pak javë më parë, Olta kërcënoi Efin dhe Kiarën se dinte gjëra nga jashtë për to. Reagimi ndaj kësaj fjalie ishte shumë i ashpër si nga banorët, ashtu edhe nga opinioni publik jashtë. Por ajo që nuk u dëgjua ishte një pyetje që Efi i drejtoi Kiarës: “Mos e di për atë”. Kaq mjaftoi që video të shpërndahej në rrjetet sociale, duke ngritur aludimet se në fakt Kiara kishte një partner jashtë. Por, duket se kjo pjesë e jetës së saj tashmë i përket së shkuarës, duke qenë se moderatorja ka nisur tashmë një lidhje me këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli.

Nga ana tjetër, Luizi e ka bërë të ditur qëndrimin e tij, se nuk i intereson se çfarë Kiara ka bërë me jetën e saj përpara se të njiheshin së bashku. Gjatë një bisede me Arbana Osmanin, Luizi i kërkoi të gjithë fansave që të respektojnë lidhjen e tyre. Ndër të tjera këngëtari u shpreh se ai dhe Kiara duan ta shijojnë romancën e tyre dhe të njëjtën gjë duhet të bëjnë dhe ata.

“Si ka mundësi që nuk doli një nga shokët, shoqet, kolegët, quaj si të duash, që me thënë që Luizi po talleme Kiarën, ose Luizi e ka për lojë ose po e shfrytëzon, se Luizi nuk e meriton, gjithçka. Po të gjitha ishin shoqja e Kiarës, shoqëria e Kiarës, Klea, më the të thashë. Nuk thashë se i marr të mirëqena. Kur thua se ka 1 miliard klikime, automatikisht kur një del e thotë unë e njoh Kiarën dhe thotë po tallet me Luizin, ai lajm bëhet lajm.

Ajo që i kërkoj me përulësi dhe me sinqeritet të gjithëve atyre që i kanë shkruar, që do shkruajnë, do shkruajnë edhe më shumë, më besoni që nuk është Kiara ajo lloj vajze që po mundohen me nxjerrë për përfitimet e tyre. Mes meje dhe Kiarës nuk ka asgjë tjetër përveç dashuri e sinqertë 100 për qind, as interes, as lojë, asgjë. Ju lutem shumë, po ua them sinqerisht, na lini ta shijojmë dhe shijoni edhe ju me ne, kaq”, tha Luizi.

Por, duket se jashtë miqtë e afërt të asnjërës palë nuk janë dakord me këtë lidhje. Këtë herë kanë qenë miqtë e Luizit, që e kanë thënë hapur këtë fakt. Ata surprizuan konkurrentin në spektakël, ndërsa zbuluan më shumë detaje nga marrëdhënia me mikun e tyre të fëmijërisë. Ata e përshkruan Luizin si një djalë energjik dhe plot humor që e kanë njohur në koncertet e këngës dhe që aso kohe debatonin me njëri-tjetrin.

Sa i përket lojës së tij në BBV dhe marrëdhënies me Kiarën, ata thanë: “S’e kam parë kurrë Luizin të përfshirë kaq shumë në një lidhje, aq më tepër të qajë”, u shpreh Joni, ndërsa Mario shtoi: “Do ishte diçka shumë e bukur, por Kiarën s’e njohim nga jashtë. Kam qejf ta shoh edhe kontributin e saj te Luizi”.

Të pyetur nga Bieta për historinë e sëmundjes ata thanë se mesa e njohin nga jashtë Luizi nuk vuan nga asnjë sëmundje. Joni dhe Mario zbuluan gjithashtu se kanë folur me të ëmën e Luizit që e ndjek dhe është në merak veçse për shëndetin e tij, ndërsa si moment të vështirë të Luizit jashtë shtëpisë së BBV cilësuan ndarjen nga lidhja disavjeçare dhe humbjen e të atit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat