Ndryshon ‘Kutia e Pandorës’ për Deamishelin – nuk ka nominime por si avantazh takon gjyshen

Mediale Vip

Ndryshon ‘Kutia e Pandorës’ për Deamishelin – nuk ka nominime por si avantazh takon gjyshen

Më: 11 mars 2023 Në ora: 23:31
Deamishel

Kutia e famshme e Pandorës tashmë i është bërë disa prej banorëve brenda.

Të gjithë konkurrentët që hapën Kutinë e Pandorës patën një gjë të mirë si avantazh, e pas kësaj vjen gjithnjë dhe një e keqe për të tjerët.

E nga ata që patën përveç të bukurës, të gjithë dërguan në nominim tre banorë të tjerë.

Por kjo gjë duket se nuk ndodhi edhe me Deamishelin, e cila si gjë të mirë takoi gjyshen e saj.

Në anën tjetër, si gjë të keqe iu kërkua që njëri nga banorët mes Armaldos dhe Keisit, njëri prej tyre t’i takojë gjyshërit.

Dea zgjodhi Keisin pasi në oborr ishte gjyshi i saj dhe u pa i përlotur, e në anën tjetër edhe Keisi po qante vazhdimisht.

Përveç Keisit, i njëjti u takua edhe me djalin e tij, Sabianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat