Olta Gixhari kërkon ndjesë publike për akuzat e saj kundër produksionit

Mediale Vip

Olta Gixhari kërkon ndjesë publike për akuzat e saj kundër produksionit

Më: 12 mars 2023 Në ora: 07:09
Olta Gixhari

Një zarf i zi erdhi pasditen e sotme në “Big Brother Vip” për Olta Gixharin dhe akuzat që ajo ka hedhur shpesh ndaj produksionit të formatit.

“Dënimi” i produksionit për Oltën ishte një paralajmërim i fundit në lidhje me këto akuza dhe sjellje të saj në shtëpi.

Kjo u diskutua edhe gjatë Prime-it të kësaj mbrëmjeje, ku moderatorja Arbana Osmani u shpreh se akuzat e Oltës janë të patolerueshme. Aktorja nga ana e saj, kërkoi ndjesë publike ndaj publikut dhe produksionit.

Arbana: E kuptoj kur këto akuza nga fansat tuaj, por të bëhen akuza të tilla nga ju që i dini gjërat dhe e dini si trajtoheni është e patolerueshme.

Olta: Doja të kërkoja shumë ndjesë, pikë së pari për stafin kaq të madh që na bëjnë të ndjehemi mirë dhe pikë së dyti dua ti kërkoj ndjesë publikut, nëse ndonjëherë nga lodhja dhe stresi mund të themi diçka më tepër, fare të pabazuara e të pavërteta. Nëse do të kisha pikën e dyshimit do të isha jashtë. Problemi është që, kam frikë se do ta bëj prapë.

Arbana: Duhet ta kuptoni peshën e fjalës që keni, çdo veprim i juaji është i monitoruar. Mos mendoni se ka favorizimi sepse nuk ka, nuk ka patur ndonjëherë dhe nuk do të ketë asnjëherë. Le ta marrim seriozisht këtë klauzolë të rëndësishme të formatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat