U tha se nuk do performonte në “Oscars”, Lady Gaga surprizon fansat në moment të fundit

Mediale Vip

U tha se nuk do performonte në “Oscars”, Lady Gaga surprizon fansat në moment të fundit

Më: 12 mars 2023 Në ora: 22:25
Lady Gaga

Na ndajnë vetëm pak orë nga evenimenti më i madh i filmit “Oscars’ dhe shumë prej fansave presin me padurim interpretimet e emrave të mëdhenj të muzikës. Ndër performuesit, ajo të cilën po e presin të gjithë është Rihanna me këngën “Lift Me Up”, e cila u shkrua për filmin e Marvel, “Black Panther: Wakanda Forever” dhe me të cilën vetë këngëtarja u nominua për këngën më të mirë origjinale në Oscars të këtij viti.

Krahas saj, gjatë evenimentit do të performojnë edhe Sofia Carson dhe Diane Warren me këngën “Applause” nga filmi “Tell It Like A Woman”, David Byrne, Stephanie Hsu dhe Son Lux me këngën “This Is Life” nga filmi “Everything Everywhere All at Once”, si edhe Rahul Sipligunj dhe Kaala Bhairava me këngën “Naatu Naatu”” nga filmi “RRR”.

Por, ndjekësit u zhgënjyen nga fakti që Lady Gaga nuk do performonte në ngjarjen e madhe me këngën e saj të nominuar për Oscar, “Hold My Hand”, nga filmi “Top Gun: Maverick”.

Producenti i Oscar, Glenn Weiss, njoftoi se këngëtarja duhej ta refuzonte ftesën për shkak të angazhimit të saj në xhirimet e vazhdimit të “Joker: Folie à Deux”. Por gjithçka ndryshoi në moment të fundit.

‘Variety‘ raporton se Lady Gaga pritet të bëjë një paraqitje surprizë në Oscars. Vendimi duket se ishte i minutës së fundit, pasi Gaga fillimisht u raportua se nuk do paraqitej për shkak të xhirimeve të “Joker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat