Kejvina publikon video ku shfaqet si brune: Pasi nuk mund ta ndryshoj imazhin pas Big Brother, vendosa t’i ndryshoj flokët

Mediale Vip

Kejvina publikon video ku shfaqet si brune: Pasi nuk mund ta ndryshoj imazhin pas Big Brother, vendosa t’i ndryshoj flokët

Më: 12 mars 2023 Në ora: 23:24
Kejvina

Kejvina Kthella ka qenë mjaft e përfolur në muajt e fundit, sidomos pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Modelja ishte pjesë e shtëpisë së popullarizuar, mirëpo rrugëtimi i saj përfundoi me përjashtim.

Pas një debati me Luiz Ejllin që solli edhe një sulm fizik ndaj këngëtarit, bukuroshja u skualifikua nga formati televiziv.

Pas daljes nga shtëpia, ajo ka reflektuar dhe përveç që i kërkoi ndejës publikut dhe Luizit, Kejvina madje nuk e ka kursyer përkrahjen për të.

Së fundmi, ajo është shfaqur në një video në Instagram me një ndryshim në dukjen e saj, ku nga bionde është shndërruar në brune.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KEJVINA (@kejvina)

“Meqë imazhin mbas Bigut s’e ndryshoj dot, thash të ndryshoj flokët…”, ka shkruar ajo me shaka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat