“All Quiet on the Western Front” fiton çmimin Oscar

Mediale Vip

“All Quiet on the Western Front” fiton çmimin Oscar

Më: 13 mars 2023 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

“All Quiet on the Western Front” (”Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”) i Edward Berger fitoi sot çmimin më prestigjioz botëror kinematografik, Oscar.

Filmi, i bazuar në librin e vitit 1929 të Erich Maria Remarque, tregon tmerrin e Luftës së Parë Botërore nga këndvështrimi i një ushtari të ri.

Rolin kryesor e luan aktori austriak, Felix Kammerer.

Përveç Gjermanisë në listën e kandidaturave për çmimet Oscar u përfshinë gjithashtu, filma si “Corsage” (Austri), “Saint Omer” (Francë) dhe “Bardo: False Chronicle of a Handful of Truths” (Meksikë) apo TAR.

Aktorja malajziane Michelle Yeoh fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë për “Everything Everywhere All At Once”, duke u bërë aktorja e parë me origjinë aziatike që fitoi çmimin në 95 vjet ceremoni.

“Për të gjithë djemtë dhe vajzat e vogla që duken si unë duke parë sonte, ky është një simbol i shpresës dhe mundësisë”, tha ajo me emocion.

“Është histori në lëvizje”, shtoi ajo.

Aktori amerikan Brendan Fraser fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë për rolin e tij si një profesor obez i izoluar në shtëpi në “The Whale”.

Ish-ylli i filmave të suksesshëm në vitet 1990 si “The Mummy”, ai nënshkruan kështu një rikthim spektakolar pasi kishte rënë në harresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat