Rihanna dhuron performancë të mrekullueshme në “Oscars”, interpreton këngën “Lift Me Up”

Mediale Vip

Rihanna dhuron performancë të mrekullueshme në “Oscars”, interpreton këngën “Lift Me Up”

Më: 13 mars 2023 Në ora: 13:06
Rihanna

Edicioni i 95-të i “Oscars” është mbajtur të dielën mbrëma (12 mars) në Teatrin Dolby në Hollywood.

Në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve si ‘aktorja më e mirë’ u zgjodh Michelle Yeoh, gjersa Brendan Fraser u shpall ‘aktori më i mirë’.

Sa i përket filmave, “Everything Everywhere All at Once” fitoi gjithsej shtatë çmime edhe atë për ‘filmin më të mirë’.

Përveç disa prej yjeve të famshëm, e pranishme në edicionin e sivjetmë ka qenë edhe ylli i muzikës pop, Rihanna.

35-vjeçarja performoi hitin “Lift me up” si kolonë zanore të “Black Panther: Wakanda Forever”.

Ylli nga Barbados dhuroi një performancë spektakolare duke i dhënë momente shumë emocionuese skenës e publikut.

Ajo bëri rikthimin në skenë pas një kohe të gjatë në “Super Bowl”, teksa performoi në pjesën e parë të këtij shou.

E njëjta mes tjerash njoftoi se është në pritje të fëmijës së dytë me reperin ASAP Rocky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat