Robert Aliaj flet për lidhjen Kristi-Keisi dhe hyrjen e Sabianit në BBVA

Mediale Vip

Robert Aliaj flet për lidhjen Kristi-Keisi dhe hyrjen e Sabianit në BBVA

Më: 14 mars 2023 Në ora: 06:40
Robert Aliaj

Robert Aliaj ka thyer heshtjen dhe ka folur për situatën e të birit, Kristit, në "Big Brother VIP". 

Në një intervistë në "Ftesë në 5", ai e konsideroi një situatë delikate, por përgëzoi si Kristin ashtu edhe Keisin për mënyrën sesi u sollën. 

“Më erdhi keq për Keisin në momentin që doli Kristi. Edhe pse s’kam asnjë bindje për marrëdhënien e tyre sepse i takon vetëm Kristit, Keisi është një vajzë delikate, s’mund ta mohoj”, tha ai, duke shtuar: "Ajo sjellje natën që doli Kristi ishte gjëja më e pastër në këtë Big Brother. Aty ka edhe një çift tjetër (Kiara-Luiz), por ndryshe nga Kristi dhe Kejsi ata e kanë mendjen për lojë." 

I pyetur nga Bieta, ai theksoi se as ka pasur e as do të ketë në plan të futet brenda shtëpisë së BBV, megjithatë nuk e refuzoi idenë e një kafeje me Sabianin. 

“Aty po fusin spica, po përpiqen ta manipulojnë dhe më vjen për të vjellë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat