Tom Cruise bojkotoi ceremoninë e çmimeve Oscar, ja arsyeja

Mediale Vip

Tom Cruise bojkotoi ceremoninë e çmimeve Oscar, ja arsyeja

Më: 14 mars 2023 Në ora: 11:27
Tom Cruise dhe Nicole Kidman.

Aktori Tom Cruise mesa duket ndjen nevojën për të qëndruar shumë shumë larg nga ish-gruaja e tij, Nicole Kidman.

Aktori 60-vjeçar i “Top Gun: Maverick” mungoi në ceremoninë Oscar 2023 të dielën, pavarësisht se filmi ku ai luan u nominua për gjashtë çmime.

Mediat e huaja shkruajnë se Cruise e bojkotoi ceremoninë Oscar sepse donte të shmangte një “përplasje të vështirë” me Kidman, 55 vjeç, nga e cila u divorcua më shumë se 20 vjet më parë.

“Tom nuk mori pjesë sepse ajo ishte aty, dhe ai nuk donte një përplasje”, thuhet të ketë thënë një burim për Daily Mail të hënën.

Por personat e afërt me Cruise i thanë gazetës se mungesa e tij nuk ishte për arsye “personale” dhe përkundrazi erdhi si rezultat i planifikimit të disa gjërave të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat