‘Ju flini bashkë’, Kristi nuk përmbahet ndaj Oltës. Aktorja: Mos, se jam prind vetë

Mediale Vip

‘Ju flini bashkë’, Kristi nuk përmbahet ndaj Oltës. Aktorja: Mos, se jam prind vetë

Më: 14 mars 2023 Në ora: 22:53
Kristi dhe Olta

Spektakli i sotëm i Big Brother Albania VIP nisi me një diskutim ndryshe, ku në qendër ishin çifti Keisi – Kristi dhe Sabian. Këngëtari është prekur shumë nga sjellja e banorëve.

Ndërkaq, një koment i Oltës gjatë javës se pas daljes së Sabianit, Kristi do shkojë të flejë sërish te krevati i Keisit, nuk është pritur aspak mirë nga çifti.

Keisi: Të kërkoj shumë ndjesë, nuk e kisha dëgjuar mirë. Por, Olta futet ndonjëherë kot, e ka natyrën e saj.

Olta: Keisin e çmoj shumë, është vajzë shumë e edukuar. Debatet vijnë dhe si pasojë e tensionit që është krijuar në shtëpi, pasi jemi në ditën e 80. Faljen e Keisit e pranoj me shumë dashamirësi.

Kristi: Luizi e flloi “ngacmimin” e më pas erdhi Olta. Ajo nuk duhet ta fillonte debatin me komentin “Ju flini bashkë”. Unë vë në pikëpyetje mënyrën se si ti e the. Ti bëre një mimikë shumë të shëmtuar.

Olta: Sot paske vendosur që të replikosh me mua, sepse nuk ke asnjë arsye. Mos tento të krijosh një debat kot me mua. Jam prind vetë dhe e kuptoj si situatë.

Kristi: Ti bëre një gjysmë qeshje. Nuk po bëj shaka. Pse e bëre atë mimikën?

Luizi: Unë i thash Kristit në sy të Sabianit, që ai atë e do jashtë shtëpisë. Ishte dhe Sabiani i pranishëm dhe thjesht kemi folur e qeshur, pa ngacmime tendencioze. Unë fola me humor. Pastaj futen këta të tjerët, duke hedhur “kunja”.

Qetsori: Ti tani po e trajton ndryshe bisedën.

Luizi: O gjigand, po flas me Arbanën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat