Olta u kujdes kur ai ishte sëmurë/ Luiz: E bëri për lojë, donte të dukej mirë tek publiku! Arbër Hajdari: Sjellja e Kiarës arrogante

Mediale Vip

Olta u kujdes kur ai ishte sëmurë/ Luiz: E bëri për lojë, donte të dukej mirë tek publiku! Arbër Hajdari: Sjellja e Kiarës arrogante

Më: 14 mars 2023 Në ora: 23:02
Kiara dhe Luizi

Loja e siamezëve ka nxjerrë në pah mjaft anë të banorëve që nuk i kishim parë deri më sot. E tillë ishte edhe përkujdesja e Oltës për Luizin në kohën kur ky i fundit nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Megjithatë Luiz mendon se përkujdesja e Oltës në atë situatë ka qenë vetëm për vëmendje, e në mënyrë që të dukej mirë tek publiku.

Por nuk ka qenë vetëm Olta ajo që ka marrë kritika për sjelljen e saj, edhe për Kiarën nuk munguan kritikat nga ana e opinionistëve, ku Arbër Hajdari i tha se u tregua shumë arrogante dhe se nuk mund të ishte aq e ftohtë në atë moment kur partneri i saj kishte nevojë për përkujdesjen e saj.

by Taboola

Sponsored Links

You May Like

Most Computer Owners Don't Know This. Do It Today!Outbyte Driver UpdaterLearn More

Kiara: Shumë situata këtu, kanë treguar se Olta bën disa veprime për të shfrytëzuar gjithçka për lojë. Nuk e mohoj faktin që Olta është e ndjeshme, por jo deri në pikën që ajo të duroj gjithçka ka bërë Luizi. Më vrau komenti i saj për shkak të ftohtësisë time në atë situatë. Nuk ka të drejtë Olta të ndërhyjë këtu. Luizi dhe Olta kishin bërë një bisedë me njëri-tjetrin që ata donin të më vinin mua në lojë.

Luizi: Kur mu dha ky shans që të rriten 20 mijë euro në çmimin e madh, e mora shumë seriozisht lojën. Mos të ishte çmimi, unë nuk do rrija asnjë sekond me Oltën. Këtë qëndrim do mbaj deri kur të dal nga këtu. Olta është një dhe nuk ka tjetër si ajo në botë. Kur unë kam qenë në momentin tim më të vështirë, nëna ime do ishte i vetmi person që do më mbështeste. Kur unë kam qenë emocionalisht keq, Kiara ka qenë e vetmja që më ka ndejur afër, kur 99 përqind e shtëpisë ishin kundër meje. Olta Gixhari dhe të tjerët më vendosën “shkelmin në fyt” për të më zhytur më keq. Pjesa e lojës, ishte vetëm kur tha ta ngacomoj pak Kiarën dhe unë i thash “Jepi”. Kaq.

Arbër: Kësaj rradhe nuk gjej arsye, për ta justifikuar sjelljen e Kiarës, se si mund të jetë aq indifernte ndaj të dashurit të saj. Ajo e ka obligim përkujdesjen. Nuk e justifikoj dot komentin “Hemo se nuk të dhemb aq shumë koka”. Nëse Olta po bën lojë, luaj dhe ti o Kiara. Kur personi yt i dashur të thotë që është sëmurë, nuk gjej argument të justifikoj veprimin tënd.

Kiara: Jemi shumë të ngarkuar, është dita e 80. Gjërat shihen ndryshe nga ekrani, ndryshe janë këtu.

Luiz: Arsyeja që nuk u afrua Kiara kam qenë unë. I thash unë mos më rri pranë se nuk doja zhurmë.

Kiara: Unë dashurinë time e tregoj në mënyra të tjera, nuk e tregoj duke i dhënë puthje apo duke i zier çaj.

Arbër: Ti ndonjëherë ke një sjellje arrogante.

Kiara: Të dy e kanë bërë këtë gjë, për të më vënë në lojë. Nuk ishte edhe aq e madhe.

Zhaklin: Unë këtë ngjarje e kam parë si luftë pushtetesh. Mërzinë e Kiarës e kuptoj dhe e justifikoj. Luizi i ka dhënë pushtet Kiarën dhe ajo njësoj si Deamishel po luan fort dhe e shikon veten në finale me Luizin. Kiara duhet ta pyeste Luizin nëse ai është mirë ose jo. Sa i përket Oltës, ajo ka patur nevojë edhe për dashuri dhe mbase e ka “përdorur” Luizin për më vonë.

Olta: Këtë bisedë e ka hapur Kiara dhe jo unë. Do të bëja të njëjtën sjellje për të gjithë, kushdo të ishte. Nëse do e përdorja Luizin për lojë, do të dija si ta luaja spektaklin tim. Lojën time do e bëja ndryshe, se unë jam energjike. Unë kam qëndruar shtrirë gjithë ditën sepse Luizi ishte sëmurë dhe nuk jam bërë pishman për këtë gjë. Unë atë ditë nxorra “flamurin e bardhë”, sepse në fund të ditës jemi njerëz. Unë e pyeta Luizin nëse e kisha lejen e tij për ta ngacmuar Kiarën dhe ai më tha ngacmojë sepse e meriton.

Dea: Unë isha pranë me Kiarën. Kiara i foli disa herë Luizit, por ky i fundit e injoroi. Kiara tha se ajo nuk di ta përkëdhelë me fjalë. Mua nuk më duket arrogancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat