Fitoi Eurovisionin në vitin 2012, Loreen përfaqëson sërish Suedinë në këtë garë

Mediale Vip

Fitoi Eurovisionin në vitin 2012, Loreen përfaqëson sërish Suedinë në këtë garë

Më: 15 mars 2023 Në ora: 09:52
Ish-fituesja e Eurovisionit, Loreen

Ish-fituesja e Eurovisionit, Loreen, që me këngën “Euphoria” fitoi konkursin e këngës në vitin 2012, do të përfaqësojë sërish Suedinë këtë vit në eventin që do të mbahet në Liverpool.

Ajo tha për podkastin e BBC Eurovisioncast se i duhej bindje për të marrë pjesë sërish, pasi fillimisht nuk pranoi.

“Ata bënë pyetjen, përgjigja ishte ‘nuk do të ndodhë’”, tha ajo.

“M’u deshën katër javë [për të vendosur]. Ishte më shumë si, ‘çfarë mund të them në këtë? A kam diçka për të dhënë përsëri?’”, tha këngëtarja suedeze.

“Unë mendoj se jam pak më e qetë tani, kështu që do të argëtohem më shumë me të”, theksoi ajo.

Suedia dhe Portugalia zgjodhën përfaqësuesit e tyre të shtunën, duke kompletuar formacionin e këtij viti të 37 shteteve pjesëmarrëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat