Vrasja e banakieres, Alban Skënderaj: Dha shpirtin duke punuar për të mbajtur familjen, u shpërblye me një plumb

Mediale Vip

Vrasja e banakieres, Alban Skënderaj: Dha shpirtin duke punuar për të mbajtur familjen, u shpërblye me një plumb

Më: 15 mars 2023 Në ora: 11:27
Alban Skënderaj

Këngëtari

Image
Alban Skënderaj/Instastory

ka reaguar pas vrasjes së banakieres, Mimoza Paja, në atentatin në lokalin e Fation Muratit në Don Bosko, ku u plagosën 5 persona, si edhe u lëndua nga xhamat mbesa 10-vjeçe e viktimës.

Artisti shpreh se se është “e padrejtë mënyra se si iku ky engjëll i pafajshëm”.

Ai shkruan se 58-vjeçarja dha shpirtin duke sakrifikuar e punuar për familjen dhe u shpërblye me një plumb.

Sa dhimbje, sa e padrejtë, mënyra se si shkoi ky engjëll i pafajshëm. Dha shpirtin duke punuar e sakrifikuar për të mbajtur familjen në mënyrë të ndershme dhe pse në kufijtë e mbijetesës, e në fund u shpërblye me një plumb. Nuk pashë shumë postime për ty në rrjetet sociale e dashur. Qoftë edhe vetëm të shprehnin dhimbjen dhe ngushëllimet. Fundja këta jemi “peng të dramës regjisore”. Prehu në paqe Mimoza!”, shkruan Alban Skënderaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat