Fenomeni “Luiz” pushton rrjetin, lë pas edhe kryeministrin e Kosovës

Mediale Vip

Fenomeni “Luiz” pushton rrjetin, lë pas edhe kryeministrin e Kosovës

Më: 15 mars 2023 Në ora: 19:50
Luiz Ejlli

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit në zgjedhjet e fundit parlamentare i ka thyer të gjitha rekordet e mbështetjes politike, duke i marrë mbi 50 për qind të votave, si asnjëherë në ndonjë palë zgjedhje në Kosovë.

Por banori i Big Brother Albania, shkodrani Luiz Ejlli, duket se i ka thyer të gjitha rekordet e mbështetjes popullore. Sikur për asgjë tjetër, kosovarët janë unik se kë mbështesin si më të pëlqyerin e tyre në spektaklin BBVA.

Në një sondazh me 1605 respondentë, UBO Consulting bëri matjen e opinionit publik, ku një nga pyetjet pati për protagonist banorin që spikati më shumë në Big Brother VIP Albania, Luizin.

Në pyetjen se ‘cili është banori juaj i preferuar në Big Brother VIP Albania?’, një pjesë masive e respondentëve që shohin spektaklin BBVIP, zgjodhën Luizin.

Përkatësisht 90.5% e të anketuarve në Kosovë, thanë se Luizi është banori i tyre i preferuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat