Fansat i dërgojnë dron Luizit për përkrahjen nga fituesi i Big Brother Kanada

Mediale Vip

Fansat i dërgojnë dron Luizit për përkrahjen nga fituesi i Big Brother Kanada

Më: 16 mars 2023 Në ora: 14:24
Kevin Jacobs dhe Luiz Ejlli

Nuk është e re të thuhet por Luiz Ejlli është i lindur për “Big Brother VIP”. Strategjitë dhe intuita e tij kanë treguar se është një nga lojtarët më të mirë të këtij reality-show.

Dhe te kjo ka ndikur sigurisht fakti se ai ka parë e analizuar shumë nga edicionet e “Big Brother” në vende të ndryshme të botës. Mes lojtarëve që ai i referohet, ka përmendur shpesh fituesin e “Big Brother Kanada” Kevin Jacobs. E pikërisht, prej tij ishte frymëzuar edhe për të hyrë në tualet me Kristin dhe Maestron, gjë që është e ndaluar, duke dalë të 3 në nominim.

Pasi Luizi e zbuloi këtë, shumë fansa i kanë treguar kanadezit se si Luizi po frymëzohet nga ai. Dhe dje Kevin shpërndau një video në instagramin e tij, duke shfaqur mbështetje për Luizin, të cilin e cilëson si gjeni dhe sigurisht fitues të lojës.

Image
Droni

“Një duartrokitje për këtë ikonë dhe fansat e tij të mrekullueshëm. Luiz Ejlli është duke dominuar në Big Brother VIP dhe ju dërgoj dashurinë time nga Shqipëria”, ka shkruar Jacobs në InstaStory.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat