Luizi ka deklaruar se nuk rri dot pa të, habit Kiara, zbulon se çfarë do bëjë nëse partneri i largohet nga “BBV”

Mediale Vip

Luizi ka deklaruar se nuk rri dot pa të, habit Kiara, zbulon se çfarë do bëjë nëse partneri i largohet nga “BBV”

Më: 17 mars 2023 Në ora: 22:25
Kiara Tito

Luizi gjithmonë ka thënë se nëse Kiara del nga shtëpia, ai do ndërpresë rrugëtimin dhe do dalë bashkë me të, por Kiara nuk do të bëjë të njëjtën gjë, nëse ndodh e kundërta.

E pyetur ditën e sotme nga Olta se nëse vjen një ditë që Luizi del përpara asaj nga shtëpia, si do veprojë ajo, Kiara tha se do vijojë rrugëtimin dhe nuk do e ndërpresë.

Ajo u shpreh se ka dëshirë të qëndrojë duke shtuar se fakti që ajo rri në qetësinë e saj ndonjëherë, nuk e bën atë lojtare të dobët.

Moderatorja tha se është “Bricjap” në horoskop dhe se shenjat si ajo nuk heqin dorë kollaj.

”Ai nuk e thotë kurrë. Unë do rri. Do rri do rri, leje ça rri urtë ndonjëherë, jam bricjap unë. Avash avash”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat