Elgit Doda njofton se të dielën lansohet kënga e re “TL 2”

Mediale Vip

Elgit Doda njofton se të dielën lansohet kënga e re “TL 2”

Më: 19 mars 2023 Në ora: 00:35
Elgit Doda

“TL” apo “Toxic Love” është kënga e Elgit Dodës që bëri bujë të madhe në vitin e kaluar.

Ky projekt i artistit nga Shqipëria ka qenë për muaj të tërë shumë i dëgjuar dhe ka marrë mbi 36 milionë klikime në YouTube.

Derisa po vazhdon akoma suksesi i kësaj kënge, Elgiti ka njoftuar për pjesën e dytë të këtij projekti”.

Image
Elgit Doda/Instagram

Në një postim të shpërndarë në InstaStory, këngëtari zbulon se kjo prurje do të lansohet ditën e nesërme (e diel).

“Nesër ora 13:00. TL2. Nuk e di çka po vjen”, ka shkruar ai.

Elgiti protagonist në klipin e “TL” ka pasur aktorin dhe ish-banorin e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, Donald Veshajn.

Pritet të shihet se si do të pritet ky vazhdim dhe nëse do të ketë suksesin e pjesës së parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat