E papritur/ Ish-banori i BBV opinionist i “Për’Puthen”? Ronaldo Sharka zbulon si qëndron e vërteta

Mediale Vip

E papritur/ Ish-banori i BBV opinionist i “Për’Puthen”? Ronaldo Sharka zbulon si qëndron e vërteta

Më: 22 mars 2023 Në ora: 21:09
Ronaldo Sharka

I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio së bashku me Elonën dhe Jonidën ishte ish-banori i shtëpisë së BBV, Ronaldo Sharka. Në një emision mjaft të bukur, moderatori zbuloi se do të jetë opinionisti i ri në programin “Për’Puthen” së bashku me Nedën dhe Arjanin. Përveç kësaj Ronaldo dha mendimin e tij në lidhje me disa situata të krijuara edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

"Unë para disa minutash isha në transmetim në “Për’Puthen” në rolin e opinionistit, ishte një ftesë e autores së programit, Olsa Muhametit. Është roli i opinionistit plus që herë pas herë ftojnë edhe personazhe, përveç Nedës dhe Arjanit. Për tre episode rresht unë e kam shijuar por pse jo ndoshta edhe në një moment tjetër mund ta rishohim.

Mua më pëlqen. Nuk kam një përgjigje po ose jo. Jemi në fazë eksperimentimi. E kam shijuar shumë si eksperiencë, mua më pëlqen që të jem përveçse moderator edhe në rolin e opinionistit dhe është shumë nice."

Ronaldo Sharka gjithashtu zbuloi edhe se çfarë i tha Armaldos pasi ai doli nga shtëpia pas nominimit të fortë me Luizin dhe Kristin. Nga ana tjetër u ndal edhe tek Jori si banore të cilën e konsideroi si ‘kartë e djegur’ për mënyrën se si ajo zgjodhi që të luante brenda shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat