Debatet e ashpra në “Post BBVK”: Reagon Elita Rudi: “Kam ngelur pa fjalë nga paedukata”

Mediale Vip

Debatet e ashpra në “Post BBVK”: Reagon Elita Rudi: “Kam ngelur pa fjalë nga paedukata”

Më: 23 mars 2023 Në ora: 14:18
Elita Rudi

“Post Big Brother VIP Kosova” mblodhi të gjithë ish-banorët e shtëpisë dhe në emision u diskutua për ndodhitë brenda shtëpisë dhe në program, por pati edhe mjaft debate dhe përplasje, jo vetëm mes ish-konkurrentëve, por edhe mes moderatores Elita Rudi dhe disa prej konkurrentëve, veçanërisht ndaj Gjon Karricës (Lugatit), një moment që u bë viral edhe në internet.
 
Gjon Karrica i tha Elitës se para pauzës, kanë diskutuar për diçka që s’kishte lidhje fare me programin, ndërsa Elita e pyeti se për çfarë kishin foluar ata të dy.

Ndërkohë që videoja është shpërndarë nëpër rrjetet sociale, Elita ka bërë një reagim në Instastory, duke thënë:

Image
Postimi në instagram

“Dëgjo, nuk bie në këto provokime. Të lutem që të sillesh pak më mirë. Nëse ke pyetje, vazhdo, përndryshe nuk di për çfarë të flas. Faleminderit”, tha Gjoni.
 
Por, nëse u hedhim një sy videos të “Post BBVK”, të postuar në Youtube, disa persona e komentuan moderimin e Elitës jo edhe aq pozitivisht, duke i vënë në dukje moderatores se i ndërpriste fjalën pjesëmarrësve, ose se tregonte mungesë respekti ndaj tyre.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat