Vjen një zarf papritur në shtëpi, Vëllai i Madh ka disa fjalë për të gjithë banorët

Mediale Vip

Vjen një zarf papritur në shtëpi, Vëllai i Madh ka disa fjalë për të gjithë banorët

Më: 23 mars 2023 Në ora: 14:56
Luizi

Mbrëmbjen e djeshme teksa të gjithë banorët u larguan të flinin gjumë, Lorenci, Gerti dhe Jori përgatitën një rreng për pjesën tjetër të banorëve.

Ata shkatërruan të gjithë shtëpinë dhe bënë rrëmujë kudo , duke derdhur ushqime në dysheme, mbi tavolinë dhe përmbysën divanet brenda dhe jashtë shtëpisë.

Ndërkohë që sot lidhur me këtë ka ardhur një zarf në shtëpi të cilin e ka lexuar Luizi.

“Tre prej jush kanë pasur një mision te përcaktuar nga vëllai i madh, ku do te ishin ninxhat e natës, duke krijuar situata te ndryshme ne shtëpi, pa treguar qe e kishin ketë mision.

Detyra juaj është te hamendësoni se kush janë tre ninxhat, nëse përgjigjja juaj është e sakt do te keni te gjithë ju një avantazh, nëse ninxhat nuk zbulohen do te kenë vetëm ata një avantazh”, thuhet në zarf, shkruan Insajderi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat