Aktorja e njohur për herë të parë shihet në publik pas ndarjes nga bashkëshorti

Mediale Vip

Aktorja e njohur për herë të parë shihet në publik pas ndarjes nga bashkëshorti

Më: 2 prill 2023 Në ora: 11:32
Reese Witherspoon

Aktorja Reese Witherspoon është parë për herë të parë dje në rrugët e Nashville që nga procesi i divorcit që e ka filluar me ish-bashkëshortin e saj, Jim Toth.

47-vjeçarja u pa të shtunën pa unazat e fejesës dhe dasmës prej kur ajo dhe Toth thanë “morëm vendimin e vështirë për t’u divorcuar”.

Fituesja e Oscars pati të veshur pantallona të bardhë dhe një këmishë me vija të bardha dhe të kaltra.

Witherspoon dhe agjenti i talenteve të CAA e njoftuan divorcin e tyre në një deklaratë të përbashkët të premten e kaluar, disa ditë para përvjetorit të tyre të 12-të.

Witherspoon dhe Toth, të cilët u martuan në mars të vitit 2011, e kanë një djal 10-vjeçar, Tennessee James, shkruan People.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat