“Gjëja më e vështirë që kam provuar në jetën time”/ Nga fitorja e Big Brother VIP e deri tek marrëdhënia me Keisin, rrëfehet Stresi

Mediale Vip

“Gjëja më e vështirë që kam provuar në jetën time”/ Nga fitorja e Big Brother VIP e deri tek marrëdhënia me Keisin, rrëfehet Stresi

Më: 2 prill 2023 Në ora: 12:41
Stresi dhe Keisi

Reperi i njohur Stresi ka folur për eksperiencën e tij në Big Brother Vip, ku u shpall dhe fitues i edicionit të parë, si dhe marrëdhënien me ish-partneren e tij Keisi.

Stresi te ‘Ditë pas dite’ tha ftesën për të marrë pjesë në këtë format ia ka dhënë një mikeshë shumë e ngushtë, ku ka rrëfyer se pjesëmarrja në BBVIP Kosova ka qenë një ndër eksperiencat më të vështira të tij që ka provuar.

 Lidhur me marrëdhënien me ish partneren e tij, Stresi ka qenë i rezervuar që të japë detaje por pranoi se dyshja ka folur pas daljes së reperit nga Big Brother.

Stresi foli edhe për arsyet se përse nuk zgjodhi të krijonte diçka me vajzat e shtëpisë, duke u shprehur se nuk kishte hyrën në BBVIP Kosova për të krijuar lidhje, dhe kësaj i qëndroi deri në fund.

Pjesë nga biseda:

Kush të ka ftuar në Big Brother?

Mua më ka ftuar një mikeshë shumë e ngushtë, Liberta pasi morën patentën e Big Brother. Unë vija pas një vrull koncertesh dhe kisha nevojë për pak qetësi.

Të gjithë ishim kurioz si qëndrove i mbyllur aq ditë?

As unë nuk e di si. Ka qenë një ndër gjërat më të vështira që kam provuar në jetën time, është diçka shumë ndryshe nga sa jetojmë jashtë, nuk ka lidhje me atë që shohim jashtë.

Si i ke marrëdhëniet me Keisin, a të çoi një mesazh kur dole nga Big Brother?

Normalisht që kemi folur kur dola, por janë gjëra shumë private mes nesh. Rëndësi ka të jetë mirë, i uroj shëndet.

Po ti aty brenda tregove veten pa dorashka?

Unë kuptova që gjithmonë aty brenda ka lidhje, por unë kam dashur mos të dal jashtë vetes. Nuk rrëshqita shyqyr zotit, e mbajta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat