“Ke qenë sfida më e bukur dhe e vështirë në jetën time”/ Pas rikthimit të Kiarës në BBVIP, Luizi flet hapur

Mediale Vip

“Ke qenë sfida më e bukur dhe e vështirë në jetën time”/ Pas rikthimit të Kiarës në BBVIP, Luizi flet hapur

Më: 2 prill 2023 Në ora: 18:09
Luiz dhe Kiara

Çifti Kiara dhe Luiz janë parë mbrëmjen e djeshme pas mbylljes së spektaklit mjaft të afërt me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar momentet romantike dhe puthjet.

Vendimi i produksionit për të rikthyer 4 ish-banorë në Big Brother pas daljes së aktores Olta Gixharit, lumturoi jo pak Luizi pasi do të ketë afër partneren e tij, Kiarën në rrugëtimin e tij për të rrëmbyer çmimin e madh.

Teksa qëndronin të përqafuar, Luizi dëgjohet teksa i thotë Kiarës se sfida më e bukur dhe e vështirë për të ka qenë të bënte për vete moderatoren, ndërsa kjo e fundit i përgjigjet “Ma gjete pikën e dobët”.

Luizi: Si ka mundësi, nuk më besohet që jam me ty. Ti ke qenë sfida më e bukur dhe më e vështira në jetën time, të betohem. Kur të kam arritur ty mund të arrij çdo gjë tjetër. Edhe Lorenci më tha që të ishe jashtë nuk do e fitoje Kiarën, është shumë e prerë.

Kiara: Ma gjete pikën e dobët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat