Robert Aliaj dhe Sabiani flasin me njëri-tjetrin në telefon - Çfarë u tha mes tyre?

Mediale Vip

Robert Aliaj dhe Sabiani flasin me njëri-tjetrin në telefon - Çfarë u tha mes tyre?

Më: 2 prill 2023 Në ora: 18:43
Sabiani dhe Roberti

Jo ashtu siç prisni ose siç mund të ndodhë normalisht, por Robert Aliaj dhe Sabiani kanë komunikuar në celular me njëri-tjetrin. 

Dhe e gjitha ishte një lojë e orgranizuar nga Ronaldo dhe Erjola në "Mos i bjer me top" në "E diell". 

Ajo çfarë ndodhi është se dy moderatorët i kanë telefonuar të dy njëkohësisht dhe pëmes një mikrofoni afër telefonave u dëgjua dhe biseda që bënë bashkë. Gjatë telefonatës ata nuk e njohën-njëri tjetrin dhe Robert Aliaj e pyet Sabianin se kush është, ndërkohë Sabiani i përgjigjet se telefonatën e parë e ka marrë nga ai dhe kërkon emrin se kush ishte. Të dy po pyesnin njëri-tjetrin për emrin dhe si përfundim e lanë se telefonata ishte gabimisht. 

Robert Aliaj: Alo. 

Sabiani: Hë më dëgjon? 

Robert Aliaj: Kush je mo? 

Sabiani: Po ti kush je se morë në këtë numër? 

Robert Aliaj: Po ti merr në telefon dhe më pyet kush je ti? 

Sabiani: Më ke marrë tek ky numri pak më parë. 

Robert Aliaj: Nuk të kam marrë unë. Kur? 

Sabiani: Tani sa i ke rënë para as një minutë. 

Robert Aliaj: Po jo mo zotëri, unë zbrita nga lart poshtë, se kam pasur me vete fare telefonin. Nejse nuk e di çfarë halli ke, po nuk kuptova asnjë gjë. 

Sabiani: Çfarë halli po thua ore?! Më ka rënë ky numri dhe prandaj të mora. 

Robert Aliaj: Jo ndoshta do jetë dhe gabimi i rrjetit, nuk e di çfarë ka ndodhur. 

Sabiani: Ndoshta. 

Robert Aliaj: Ok, hajde kalofsh mirë. 

Sabiani: Edhe ti inshallah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat