Mbresa hedh poshtë aludimet që Blasta ka ndikuar në krisjen e miqësisë me Melisën

Mediale Vip

Mbresa hedh poshtë aludimet që Blasta ka ndikuar në krisjen e miqësisë me Melisën

Më: 3 prill 2023 Në ora: 09:34
Mbresa

Mbresa Hajrullahu dhe Melisa Lleshi u bënë mikesha të ngushta në Big Brother VIP Kosova.

Ato qëndruan pranë njëra-tjetrës vazhdimisht, deri në momentin që përfundoi aventura në BBVK e këngëtares nga Shqipëria.

Megjithatë, pas përfundimit të spektaklit u tha se vajzat nuk flasin më dhe se ‘mollë sherri’ ishte reperi Blasta.

Ky i fundit bëri një deklaratë duke treguar se ato kanë prishur miqësinë, pasi ai më parë ka qenë në lidhje me Mbresën, teksa pati edhe një njohje me Melisën.

Mbresa është pyetur në lidhje me këtë në ’25 pyetje’ në Prive, ku hodhi poshtë të gjitha pretendimet.

“Me Melisën kemi pasur raport shumë të mirë sa kemi qenë brenda në shtëpi. Mandej kur jam dalë e patëm lënë që të takohemi, kur kam dalë ditën e nesërme më ka shkruar edhe kemi lënë të takohemi, por nuk munda atë ditë sepse kisha për t’i takuar familjarët. Pas tre katër ditësh e parë që ma bëri unfollow, ia bëra edhe unë. Kaq”, tha ajo.

“Unë e di që pasi që njerëzit ja nisin të përfolin dikë, e di që ka edhe të tjerë që bëjnë tentativa për të nxjerrë reklamë për veten por nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë. Nuk ia vlen as të flasim”, vazhdoi Hajrullahu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat