Deklarata e Elvisit se flenë në dhoma të ndryshme bëri xhiron e rrjetit, ja çfarë thotë partnerja e tij

Mediale Vip

Deklarata e Elvisit se flenë në dhoma të ndryshme bëri xhiron e rrjetit, ja çfarë thotë partnerja e tij

Më: 3 prill 2023 Në ora: 15:03
Elvis Pupa me gruan

Para disa ditësh në një bisedë me banorët e tjerë të shtëpisë Elvis Pupa deklaroi se me bashkëshorten e tij kanë vite që flenë në dhoma të ndara. 

”Rrimë deri vonë bashkë por për të fjetur flemë në dhoma të ndara pasi unë gërhas shumë. Kemi rreth 4 vite që e kemi marrë këtë vendim, ajo do errësirë, unë dritë, që kështu jemi më rehat kur flejmë veç e veç. Ama gjumin e drekës e bëjmë bashkë”.-tha aktori. 

Lidhur me deklaratën virale ka folur sot edhe bashkëshortja e tij, Belina. Ajo tha në "Wake Up" se është e vërtetë deklarata e Visit dhe se arsyeja pse flenë të ndarë është sepse ai gërhet dhe Belina e ka gjumin shumë të lehtë. Fakti që flenë në dhoma të ndara, sipas saj nuk do të thotë se nuk duhen.

"Ideja është që ne kemi 13 vite të martuar bashkë, ne jemi martuar se jemi dashur vërtet dhe vazhdojmë të duhemi vërtet. Përsa i përket kësaj pjesës së gjumit, ne rrimë bëjmë qejfet tona dhe kur është momenti pastaj flemë gjumë veç e veç. Gjumin e kam shumë problem, po të fluturojë një mizë tek dhoma ime unë e dëgjoj, e kam shumë të lehtë gjumin dhe Visi ka problemin e gërhitjes, prandaj e kemi bërë këtë gjë. Në mëngjes kemi një rregull, o vjen njëri tek tjetri o shkon tjetri tek njëri, kështu që kush çohet i pari."- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat