Konfirmohet arsyeja: Dafina Zeqiri dhe DJ Geek i japin fund lidhjes!

Mediale Vip

Konfirmohet arsyeja: Dafina Zeqiri dhe DJ Geek i japin fund lidhjes!

Më: 3 prill 2023 Në ora: 15:15
Dafina dhe DJ GEEK

Ylli i muzikës shqiptare Dafina Zeqiri dhe DJ Geek i kanë dhënë fund romancës së tyre disavjeçare. Prej disa ditësh në mediat sociale kanë qarkulluar lajmet për ndarjen e tyre, pasi ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale.

Së fundmi burime për revistën “WHO” kanë mësuar se Dafina i ka dhënë fund lidhjes për shkak se marrëdhënia mes tyre nuk po funksiononte më. Ajo që është vënë re gjithashtu nga fansat është edhe fakti që gjatë koncerteve ata nuk kanë më kiminë që ka patur historikisht në skenë.

Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020, dhe prej atij momenti kanë qenë një nga çiftet më të pëlqyer në showbizin shqiptar. Edhe pse lidhja e tyre asokohe pati një krisje, ata vijuan të shoqëroheshin me njëri-tjetrin dhe të punonin duke u shfaqur kudo bashkë.

Ata konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin në fund të vitit 2021 dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar. Mbetet për t’u parë nëse kjo ndarje është përfundimtare apo do t’i japin sërish një shans njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat