Ronaldo i kërkon sqarim Luizit: Po më nxjerr keq në sy të njerëzve!

Mediale Vip

Ronaldo i kërkon sqarim Luizit: Po më nxjerr keq në sy të njerëzve!

Më: 3 prill 2023 Në ora: 15:30
Ronaldo Sharka

Ronaldo Sharka ka gjetur disa momente për të folur me Luizin pa praninë e banorëve të tjerë.

Ai i shpreh Luizit shqetësimin që ka ndaj sjellës që po bën ndaj tij dhe po e paralajmëron se po e nxjerr shumë keq para syve të banorëve.

Ronaldo Sharka: Kur ti rri me mua gjatë gjithë ditës, bën shaka dhe unë jam banori që t’i pranon dhe kënaqem me shakatë e tua bashkë me Kiarën, ti përveçse më nxjerr mua keq në sytë e njerëzve…

Luizi: Nuk del keq jo.

Ronaldo Sharka: Po nxjerr dhe veten tënde keq sepse ky djali që ti rri gjithë ditën e trajton si një njeri që bëri deri tani se çfarë them unë, ti e di shumë mirë që gjërat nuk bëhen ashtu. Hajde ma thuaj vetë që Ronaldo unë mendoj që ke gabuar dhe mendoj që është më e drejtë që t’i kërkosh Qetsorit falje.

Luizi: Mos bëj gabim t’i kërkosh. Ti mendon që dua Qetsorin më shumë se ty? Ti budalla je?

Ronaldo Sharka: As e vë në dyshim ore.

Luizi: Po çfarë do pra, të tëra muhabetet e tjera janë kot.

Ronaldo Sharka: Thjesht në sy të banorëve nuk dua…

Luizi:  Nuk ta bëj më atë, mbaroj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat